Laert Vasili surprizohet nga aktorja e madhe shqiptare

Laert Vasili surprizohet nga aktorja e madhe shqiptare

Aktorja e madhe Tinka Kurti ka surprizuar Laert Vasilin me një video teksa ka folur për djalin e talentuar që ajo dikur njohu në një shfaqje të përbashkët. Aktorja ka folur gjithashtu edhe për ndarjen nga jeta të Margarita Xhepës përpara pak ditësh, mesazh i cili u shoqërua me duartrokitje nga salla e studios së Big Brother Vip dhe një minutë heshtje nga banorët e shtëpisë. Këto çaste lumturie surprize për Laertin u shoqëruan gjithashtu edhe me ardhjen e dy aktorëve të portokallisë të cilët sollën copëza humori duke imituar Laertin dhe nënën e tij të cilët u bënë viralë në takimin e tyre para disa javësh.