Midis Rozanës dhe Gertës, kjo është banorja e parë e cila prek finalen e Big Brother Vip…
Në prime e kaluar dy nga banoret të cilat dolën kokë më kokë në nominim me njëra-tjetrën ishin Rozana dhe Gerta. Dy nga lojtaret më të forta të shtëpise lanë fatin e tyre në dorë të publikut gjatë kësaj jave se kush do të ishte më e preferuar dhe ajo e cila kryesoi në këtë televotim të hapur ishte pikërisht Rozana. Rozana Radi është zyrtarisht finalistja e parë e këtij edicioni e cila shkon automatikisht në finalen e madhe.

